75 Mall Live Search
23:16 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Gj Sh

Aro Muric kujton ndeshjen ndaj Maqedonisë, ku Kosova humbi mundësinë e artë

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka folur në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës.

Gardiani i ”Dardanëve” shpreson që të arrijnë fazën e play-offit dhe të vazhdojnë ëndrrën për një sukses historik, shkruan IndeksOnline.

Ai në podcastin e FFK-së, ka kujtuar mundësinë e artë që kishte Kosova në vitin 2020, për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Një humbje e dhimbshme ndaj Maqedonisë së Veriut, në kohën e COVID-19, humbi mundësinë që ”Dardanët” të marrin pjesë në EURO.

“Gjithmonë më kujtohet ndeshja me Maqedoninë e Veriut, mendoj se ishim më të mirë, por na munguan shumë lojtarë, ishte pandemia. Ishte turp që nuk ishim të plotë, sepse ishim më të mirë se dyja ekipet”, ka deklaruar Muric.

Kujtojmë se Kosova në atë ndeshje pësoi humbje nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1, ku golashenues ishte Florent Hadergjonaj./IndeksOnline/

https://www.uefa.com/uefaeuro/match/2028571–north-macedonia-vs-kosovo/