Aro Muriç me zemër të madhe, fanses ja dhuron fanellen e tij!
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë përfundoi 4:0, në favor të kësaj të fundit.
Portieri i kombëtares, Arijanet Muriç e kishte të pamundur të mbronte tentimet e kundërshtarit 4 hërë radhazi, shkruan Indeksonline.
Megjithëse me rezultatin nuk është se u gëzuam, Muriç është kujdesur ta gëzojë një fanse të tij.
Ai i ka dhuruar një dres, vajzës e cila ka përcjellë nga afër përballjen e djelmoshave të kombëtares.

“Loja Kosova- Anglia Suksuse lojtarave ne vijim dy ekipeve faleminderit xhaxhi Lul që ma mundësove prap ta shikoj lojen Nga afer Zoti te shperbleft.po ashtu një faleminderim I veqant për portierin e kosovës Aro Muriq Faleminderit për ndrsen”, ka shkruar Ardita krahas fotografisë. /Indeksonline/