Priti goditjen e Isakut, por më pas mposhtet nga Wilson – ky ishte goli që mori Aro Muric ndaj Newcastle United

Skuadra e Newcastle United ka shënuar gol ndaj Burnleyt në ndeshjen e javës së 36-të në Premier League.
Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi Callum Wilson në minutën e 19’të, shkruan Indeksonline
Wilson mposhti portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.
Muric fillimisht priti goditjen e parë nga sulmuesi i klubit mysafir, Alekxander Isak, por më pas topi shkoi te Wilson i cili shënoi golin e parë në këtë takim./Indeksonline/