75 Mall Live Search
14:38 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Aro Muric mund të bëhet kosovari i parë kampion në Premier Ligë

Kjo e diel mund të jetë historike për portierin e Manchester Cityt, Aro Muric.

20 vjeçari mund të bëhet futbollisti i parë me nënshtetësi kosovare që fiton titullin e kampionit në Premier Ligë, shkruan Indeksonline.

Kjo do të ndodhë nëse City e mposht Brightonin në ndeshjen që zhvillohet nga ora 16:00 në Amex Stadium.

Aro Muric në këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premier Ligë.

Sipas rregullorës një futbollist duhet të ketë minimum 5 ndeshje të zhvilluara brenda një edicioni që të marr medaljen.

Megjithatë nëse klubi bën kërkecë specifike që një futbollist të marr medalje, në këtë rast që Aro Muric ka qenë 37 ndeshje në bankë rezervë, atëherë edhe Muric mund të pranoj medaljen. /Indeksonline/