Aro Muric nuk i ndihmon Ipswichit, pësojnë humbje nga vendi i fundit në tabelë

Skuadra e Ipswich Town ka pësuar humbje ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Onuacho në minutën e 87’të, shkruan Indeksonline
Në portën e skuadrës vendase ishte portieri kosovar, Aro Muric – i cili u rikthye pas disa ndeshjeve mungesë shkaku i vendimit të trajnerit.
Megjithatë, kthimi i portierit të Kosovës nuk i ndihmoi aspak skuadrës së Ipswich.
Muric u vlerësua me notën 6.0 në faqen e njohur “Flashscore”./Indeksonline/
🚨 GOAL! Paul Onuachu gives Southampton a late lead at Ipswich #saintsfc pic.twitter.com/7NqhCy3bYr
— SaintsExtra (@SaintsExtra) February 1, 2025