Aro Muric pranon dy gola ndaj Evertonit, skuadra e Ipswich mbetët pa fitore në Premier League

Skuadra e Evertonit ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Ipswich Town në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric pranoi dy gola në këtë takim, shkruan Indeksonline
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi, Ndiaye në minutën e 17’të.
Kurse golin e dytë e shënoi mbrojtësi, Keane në minutën e 40’të.
Evertoni shkon në kuotën e tetë pikëve në pozitën e 16-të, kurse Ipswich është ende pa fitore në tetë xhiro dhe ka vetëm katër pikë./Indeksonline/
McMessi ➡️ KeggerMan. 💥😍pic.twitter.com/axQIbNh8od
— Everton Extra (@Everton_Extra) October 19, 2024