75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Aro Muric pranon katër gola në debutim, Erling Haaland realizon hat-trik

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një tjetër fitore në Premier League në javën e dytë.

Kampioni aktual i Premier League mposhti lehtësisht Ipswich Townin me rezultatin 4:1, shkruan Indeksonline

Erling Haaland, sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë shënoi tri gola në këtë takim.

Gol për ekipin e Pep Guardiolas realizoi edhe mesfushori belg, Kevin De Bruyne.

Për ekipin mysafir në portë ishte portieri Aro Muric, i cili bëri dy gabime amatore dhe pranoi katër gola në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Ipswichit.

Kujtojmë që City tani ka grumbulluar gjashtë pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë./Indeksonline/

Image