Aro Muric pritet të rikthehet në Premierligë, kjo është skuadra e re

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric do të luaj në Premierligën angleze edhe sezonin e ardshëm.
Sipas asaj që raporton gazetari britanez, David Ornstein, gardiani kosovar do t’i bashkohet skuadrës së Ipswichit, shkruan IndeksOnline.
Burnley nga ky transferim do të fitojë 10 milionë funte pa përfshirë edhe bonuset.
Muric debutoi në Premierligën angleze në muajin mars, ku luajti 10 ndeshjet e fundit me Burnley.
Ai pati disa paraqitje të mira, megjithatë nuk arriti ta shpëntonte skuadrën e tij nga rënia në Championship./IndeksOnline/