Aro Muric ”rilind” te Sassuolo, tjetër paraqitje fantastike, vlerësohet me notë maksimale

Aro Muric është ”rilindur” që prej transferimit te Sassuole.
Gardiani kosovar ka bërë një tjetër paraqitje fantastike me skuadrën italiane, mbrëm në ndeshjen me Veronan, shkruan IndeksOnline.
Sassuolo fitoi me rezultat 1-0 derisa 26-vjeçari ishte më meritori për këtë sukses.
Muric gjatë 90 minutave bëri 9 pritje duke mos lejuar që topi të përfundonte në rrjetë.
Faqja e njohur për vlerësimin e futbollistëve, ”Sofascore” e ka vlerësuar portierin kosovar me notën maksimale, 10.

Muric bëri 5 pritje nga brenda zonës, 18/28 pasime të sakta (64%) dhe 19/10 topa të gjatë.
26-vjeçari ka zhviluar pesë ndeshje me Sassuolon deri më tani, ku tre prej tyre ka shënuar fitore.
Shpresojmë që kjo formë e shkëlqyer e Aro Muric të vazhdojë edhe në dy ndeshjet kualifikuese të Kosovës gjatë muajit tetor, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./IndeksOnline/