75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / G T

Aro Muric tregohet skandaloz, bën gabimin e sezonit në Premier League

Skuadra e Brightonit ka barazuar rezultatin ndaj Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Golin e barazimit e shënoi Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës, i cili shënoi në portën e tij, shkruan Indeksonline

Muric nuk arriti ta ndalte pasimin e bashkëlojtarit të tij dhe topi shkoi në rrjetë.

Ky ishte gabimi i dytë skandaloz nga Muric në Premier League brenda pak ditëve./Indeksonline/

VIDEO: https://streamin.me/v/1f684626