Aro Muric vlerësohet si më i miri në ndeshjen ndaj Lecce-s, tjetër takim pa pranuar gol

Një tjetër paraqitje fantastike e Aro Muric në Serie A.
Portieri i Kosovës u shpall më i miri sipas faqes “Sofascore” dhe u vlerësua me notën 7.6, shkruan Indeksonline
Aro bëri dy pritje fantastike në ndeshjen ndaj Lecce, e cila u mbyll 0:0.
Ndeshja e dytë me radhë, që portieri “dardan” nuk pëson gol në elitën e futbollit italian./Indeksonline/