75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Aro Muriq në formacionin e muajit në Serie-n A, por si mbrojtës!

Faqja e njohur e statistikave, “WhoScored” ka publikuar formacionin e muajit në Serie-n A.

Ata kanë vendosur në 11-she edhe portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, shkruan Indeksonline

Muriq u vlerësua me notën 7.74, por në këtë sajt ai figuron si qendërmbrojtës dhe jo si portier.

Ky gabim është bërë viral në rrjetet sociale.

Kujtojmë se skuadra e Sassuolos mbrëmë shënoi fitore 1:2 ndaj Cagliarit në ndeshjen e javës së nëntë në./Indeksonline/