75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

Aro Muriq për Jan Oblakun: Është më i miri, por shpresojmë se do t’i shënojmë shumë gola!

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq mbrëmë u paraqit në konferencë për media për të folur rreth ndeshjes së ardhshme ndaj Sllovenisë.

Muriq dha një mendim edhe për portierin kundërshtar, Jan Oblak, shkruan Indeksonline

Portieri “dardan” thotë se Oblak është një nga më të mirët në botë.

“Akoma mendoj se është një prej portierëve më të mirë në botë. Por shpresojmë që nesër të jemi në gjendje t’i shënojmë sa më shumë gola dhe të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Aro Muriq.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/