23:16 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aro Muriq: Tifozët na kanë fyer gjatë ndeshjes

Edhe ‘gardiani’ i portës kosovare, Aro Muric ka folur për ndeshjen kundër Çekisë.

Ai foli për supersport ku edhe tha që futbollistët e Kosovës gjatë tërë kohës janë fyer nga tifozët çekë.

Po ashtu ai tregoi se çekët e kishin vetbesimin e kjo gjë ndikoi që të fitojnë.

“Sonte ishin shumë të mirë, kanë bërë presion,  nuk kemi mundur t’i bëjmë ballë, e kishin vetëbesimin, nuk e pash topin tek goli i parë, lojtarët u munduan ta mbulojnë topin por që nuk arritën dhe kështu hyri gol, tifozët na kanë fyer gjatë ndeshjes”, u deklarua Aro Muriq.