75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Aromë franceze, fitore kosovare, “Dardanët” fitore bindëse me Burkina Fason

Alian Giresse ka debutuar me fitore në drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Dardanët kanë mposhtur bindshëm gjysmëfinalistin e Kupës së Afrikës, Burkina Fason me rezultat 5-0, shkruan Indeksonline.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e shënuar nga Fidan Aliti.

May be an image of 5 people and people standing

Në minutën e 23-të, debutuesi Astrit Selmani shënoi një gol të mrekullueshëm.

Me të filluar pjesa e dytë, Mergim Vojvoda shënoi golin e tretë për Kosovën. Ai pranoi një asistim të bukur nga Rashica, i dyti për të në këtë ndeshje.

May be an image of 3 people, people playing football and grass

E sulmuesi i Norwichit shënoi edhe vetë në minutën e 68-të pas një sprinti të gjatë duke dalë vetëm me portierin.

Golin e pestë dhe të fundit në këtë sfidë e realizoi Toni Domgjoni duke bërë një mashtrim shumë të bukur për portierin vendas.

Kujtojmë se Samir Ujkani arriti të pres një penallti në këtë ndeshje.

May be an image of 2 people, people playing sports, people standing and outdoors

Kosova tashmë do të mendojë për ndeshjen e radhës që e zhvillon në Curich kundër Zvicrës. /IndeksOnline/

May be an image of one or more people, people standing and stadium