75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / S Z

Arrestohet 21 vjeçari në Fushë Kosove, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar E.H 21 vjeçar i dyshuar për disa vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej 8 automjeteve të ndryshme, janë vjedhë mjete pune e gjësende të tjera.

Puna e hetuesve të stacionit policor ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar si dhe bastisjen e vendbanimit të tij, ku janë gjetë dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve.

“Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftimin e policisë.