Arrat parandalojnë diabetin
Vetëm një grusht arra çdo ditë mund të përgjysmojë rrezikun nga zhvillimi i diabetit tipi 2, sipas hulumtimeve të reja.
Hulumtimi që përfshin më shumë se 34,000 të rritur amerikanë tregon se konsumi i arrave çdo ditë do t’ju bëjë më pak të ngjarë të merrni sëmundjen, transmeton KosovaPress.
Ndërsa marrja mesatare ishte 1.5 lugë në ditë, duke dyfishuar atë deri në tri lugë u shoqërua me një përhapje më të ulët prej 47 për qind të diabetit të tipit 2.
Lenore Arab, një autore e studimit, thotë se lidhja e fortë që tregon ky studim midis konsumatorëve të arrave dhe prevalenca më e ulët e diabetit të tipit 2 është justifikim shtesë për përfshirjen e arrave në dietë.
“Studimet tjera kanë dëshmuar se arrat mund të jenë po ashtu të dobishme për funksionin kognitiv dhe shëndetin e zemrës”, pohon ajo.
Diabeti i tipit 2 është një kusht që shkakton sheqerin në gjak të një personi të jetë në nivel të lartë. Mbi 4 milionë njerëz në Britani mendohen të kenë një formë diabeti. Lloji 2 i diabetit lidhet me mbipeshën dhe mund të keni më shumë gjasa për të marrë atë nëse keni histori në familje.
Gjendja do të thotë se trupi nuk reagon siç duhet në insulinën – hormoni që kontrollon absorbimin e sheqerit në gjak – dhe nuk mund të rregullojë siç duhet nivelet e glukozës së sheqerit në gjak.
Yndyra e tepërt në mëlçi rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 pasi e bën më të vështirë kontrollin e niveleve të glukozës dhe gjithashtu e bën trupin më rezistues ndaj insulinës.
Humbja e peshës është çelësi për zvogëlimin e yndyrës së mëlçisë dhe vendosjen e simptomave nën kontroll.
Simptomat përfshijnë lodhje, ndjenjë të etjes dhe urinim të shpeshtë. Kjo mund të çojë në probleme më serioze me nerva, vizion dhe zemër.
Trajtimi zakonisht përfshin ndryshimin e dietës dhe stilit të jetesës, por rastet më serioze mund të kërkojnë medikamente. Ata që raportuan se hanin arra, tregonin një rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2 krahasuar me ata që nuk konsumonin arra, pavarësisht moshës, gjinisë, racës, arsimit, BMI dhe sasisë së aktivitetit fizik.
Njerëzit me diabet shpesh kanë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin ose trigliceridet, të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sulm në tru.
Hulumtuesit thonë se përfitimet shëndetësore të arrave mund të jenë për faktin se ato janë një burim i pasur i yndyrës polyunsaturated, e cila përfshin acide alfa-linolenic, acid omega-3 me bazë bimore.