19:34 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrat reduktojnë rrezikun nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës

Një studim i gjerë ka gjetur se njerëzit që konsumojnë rregullisht një sasi të vogël të arrave kanë rrezik më të vogël nga zhvillimi i rrahjeve të parregullta të zemrës, të cilat janë shkaktari kryesor i sulmeve në tru.

Studimi suedez ka gjetur se konsumimi tri herë në javë i arrave është i lidhur me uljen prej 18 për qind të rrezikut nga fibrilimi atrial, një gjendje e shpeshtë e zemrës që ka të bëjë me çrregullimin e rrahjeve, transmeton KosovaPress.

Rreth 1.3 milion njerëz në Britani të Madhe janë të diagnostifikuar me fibrilim atrial dhe rreth gjysmë milion të tjerë kanë gjendjen, por nuk janë të diagnostifikuar, sipas Fondit të Zemrës Britanike.