Arratisen nga kampi shqiptarët që do deportoheshin në Shqipëri

13 të huaj, mes tyre 7 shqiptarë janë arratisur nga një kamp emigracioni në Angli.
Mediat angleze bëjnë me dije se këta kriminelë që prisnin të deportoheshin në vendet e tyre të origjinës, u arratisën gjatë një trazire në kampin Yarl’s Wood në Milton Ernest, Bedfordshire.
Pesë prej tyre janë kapur, por tetë të tjerë, përfshirë shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave janë ende në arrati. Disa prej tyre thuhet se janë të dënuar për trafik droge.
Trazirat thuhet se kanë nisur kur 40 të arrestuarit të cilët mbahen në kamp në pritje të dëbimit u penguan të përdornin palestrën. Një ekip i stafit të burgut u dërgua për të rivendosur rendin pasi të arrestuarit përdorën pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe mjediset.