11:06 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arratiset tigri, kafshon 2 fëmijë (Video)

Gjatë një spektakli të një cirku në një fshat në Kinë, një tigër ka dalë nga kafazi duke kafshuar dy fëmijë që ishin në fillim të turmës së njerëzve që ishin mbledhur për të parë kafshën e egër.

Sipas raportimeve, dy fëmijët thuhet se kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë lëshuar nga spitali pas trajtimit, transmeton Indeksonline.

Përformanca ishte një pjesë e festimeve lokale të tempullit./Indeksonline/