75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

Arratisja e dy të burgosurve nuk zgjati shumë, Policia e Kosovës i arreston

Janë arrestuar dy të burgosurit, të cilët ishin arratisur sot rreth orës 14:40 nga Qendra Korrektuese Lipjan.

Kështu bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook, raporton Indeksonline.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim.

Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.

A.K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo demtim i pasuris, vjedhje./Indeksonline/