12:24 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

‘Arratisja’ e Rihannës në Londër, publikohen fotografi të shtëpisë përrallore

Rihanna ka filluar një jetë të re në Londër dhe këtë e ka mbajtur larg syrit të mediave.

Ylli i muzikës RnB në një intervistë të realizuar dje aksidentalisht ka zbuluar se ajo ka jetuar në Britani gjatë 12 muajve të fundit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, ‘MailOnline’ tashmë ka sjellur disa fotografi të shtëpisë mahnitëse të yllit nga Barbadosi që përbëhet prej shtatë dhoma gjumi, palestër oborr gjigant dhe kap një vlerë prej 30 milionë funta.

Ndryshe, Rihanna ditë më parë ishte në Francë për të promovuar linjën e re të produkteve të bukurisë. Riri është në lidhje me miliarderin arab Hassan Jameel./Indeksonline/