75 Mall Live Search
21:56 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arratisja e Tahirit – Ish-kryeministri tregon se kush e nisi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj largimit të Sajmir Tahirit nga Shqipëria.  Sipas Berishës, Edi Rama pasi e kërcënoi Tahirin e largoi atë nga Shqipëria për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Noriega arratis Saimir Trafikun!

Pasi e kërcënoi Tahirin me kokën e tij dhe të djalit 5 vjeç për ti mbyllur gojën, Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vella Osit, e nisi Saimir Trafikun në arrati. Të gjithë në këmbë për të rrëzuar sa më parë regjimin e Noriegës!!”, shkruan Berisha.