75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Arratisja e të paraburgosurit nga QKUK, SHKK suspendon zyrtarët korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga  Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç`rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Për këtë rast, me Urdhër  të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.  /Indeksonline/