Arratisje luksoze, Drilon Rama shfaqet nga Dubai
Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është lajmëruar nga Dubai.
Ai ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shfaq pamje nga ambienti përrallor, shkruan Indeksonline.
Edhe pse nuk ka shtuar asnjë koment apo përshkrim në postim, destinacioni ka mjaftuar për të tërhequr vëmendje.
Driloni duket se po shijon qëndrimin në Dubai, ndërsa ndjekësit kanë pasur mundësi të shohin nga afër një copëz të udhëtimit të tij përmes rrjeteve sociale./Indeksonline/


