75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Arrestohet gruaja në Malishevë, dyshohet se rrahu fëmijën dhe burrin

Sot në Malishevë është arrestuar një grua.

Ajo dyshohet se e ka rrahur fëmijën e saj trevjeçar e po ashtu edhe burrin e saj.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se 28-vjeçarja është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot stacioni policor në Malishevë e ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.