Arrestohen 2 të dyshuar për të shtëna në Gjilan, çka konfiskoi policia?
Mbrëmë u raportua për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali.
IndeksOnline raportoi dje se një person pësoi lëndime trupore, për të cilat mori trajtim mjekësor.
Rreth rastit, policia deklaron se të shtënat me armë u bënë nga një shkëmbim zjarri midis dy grupeve, nga veturat në lëvizje.
Sipas policisë, një viktimë pësoi lëndime trupore, për ç’arsye u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njësitet e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, u dërguan në mbajtje.
Rasti është iniciuar si: “Vrasje në tentativë”./IndeksOnline/

