Arrest shtëpiak për 4 personat, që rrahën zyrtarët policorë në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti i përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të të pandehurve F.K., A.K., T.K., dhe L.R. për shkak të dyshimit të bazuar se më 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtarë të policisë, lidhur me detyrat zyrtare duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me këto veprime të të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.