09:16 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrest shtëpiak për të dyshuarin,që me dashje i shkaktoi lëndime trupore një viktime, në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.M për shkak të dyshimit të bazuar se: Më 20.10.2019, rreth orës 23:00, në Pejë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit K.H, në atë mënyrë që përderisa i dëmtuari ishte duke ecur, nga pas në mënyrë tinëzare i vjen i pandehuri i cili e godet me grusht në kokë, duke e rrëzuar në tokë dhe ik nga vendi i ngjarjes.

“Me këto veprime i pandehuri G.M. dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, për çka i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Indeksonline/