75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 28 Prill 2026 / A

Arrestim në rrugën C në Prishtina, kapet me drogë një person

Një person është arrestuar në rrugën C në Prishtina, si rezultat i një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi është kryer nga njësia elitare Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), e cila ka ndërhyrë në vendngjarje pas informacioneve operative.

Sipas burimeve, i dyshuari është kapur në posedim të një sasie të substancave narkotike, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.

Personi i arrestuar është shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.