75 Mall Live Search
23:05 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / S Z

Arrestimi i Arsenijeviqit, serbët nesër protestojnë për lirimin e tij

Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës.

Kjo protestë thuhet se do të mbahet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës.

Tutje theksoi se “kjo protestë nuk ka karakter politik, por qytetar”.

Ndryshe, politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale  ngacmim.

Zëvendësdrejtori i  Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani,  ka thënë për Indeksonline se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë. Elshani tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylën, të cilit i ka fishkëllyer.

“Me urëdhër të prokurorit është bërë intervistimi  i Aleksandar Arsenijoviqit dhe  se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, ka thënë Elshani.