75 Mall Live Search
08:40 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Arrestimi i Astrit Isufit, deklarohen nga Prokuroria në Gjakovë

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar Astrit Isufin nga Sankoci i Drenasit, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të enjten në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Naim dhe Driton Morina.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 nëntor, rreth orës 11:30, kur sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, pas të pameve për babanë e saj të ndjerë.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./Indeksonline/