75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Arrestimi i djalit të “El Chapo-s”, karteli i Sinaloa-s sulmon burgun dhe aeroportin kryesor

Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzman, u arrestua në veri të Meksikës të enjten, sipas mediave lokale.

Guzman ishte kapur nga policia federale një herë më parë në vitin 2019, por ai u lirua vetëm disa orë më vonë nga frika se burgosja e tij do të çonte në më shumë dhunë.

Në këto momente pamjet e fundit që vinë nga Culiacan tregojnë një kaos total. Karteli i drogës ka sulmuar burgun dhe aeroportin kryesor të këtij qyteti, shkruan IndeksOnline.

Shikoni pamjet: