Arrestimi i ish-policit kosovar, presidentja njofton Quint-in dhe zyrën e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka njoftuar shtetet e Quint-it dhe zyrën e BE-së për ndalimin e ish-policit Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.
Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë” ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media./Indeksonline/