75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / S Z

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, Rukiqi: Është paralajmërim i shpërthimit masiv të korrupsionit të kësaj qeverie

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka folur për aksionin policor sot që ka qenë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në KEK janë paralajmërim i korrupsionit të Qeverisë Kurti.

“3.4 milionë tender i negociuar dhe i nënshkruar, brenda 4 dite, me një biznes individual. Vonesa të qëllimshme në remontin e Termocentralit “Kosova A”, për të trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit të energjisë elektrike. Rasti korruptiv në KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, që paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive të korrupsionit të kësaj qeverisje. Martin Berishaj vazhdon të mbetet ambasador i Kosoves në një vend të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi./IndeksOnline/