75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / k.v

Arrestimi i ‘Lizës’/ Prokuroria Speciale bën kërkesë për caktim të paraburgimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri Enver Sekiraqa, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta Triumf Rizën, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur Enver Sekiraqen.

Me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës).