75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestimi i Maguires në Greqi, anglezi u përlesh me gangsterë shqiptarë, ata e therën motrën e tij pasi refuzoi të kërcente me ta

Disa ditë më parë, kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, u arrestua në Mykonos të Greqisë pas një përplasje që pati me disa persona.

Mediat në Angli kanë sjell detaje të reja nga incidenti i mbrojtësit të Unitedit, transmeton Indeksonline.

Tashmë mediat britanike shkruajnë se motra e futbollistit, 20-vjeçarja Daisy Maguire, është sulmuar nga disa shqiptarë me sjellje prej të fortësh dhe kjo ka sjell dhe reagimin e familjarëve të saj.

Në dëshminë e saj, Daisy, ka treguar se duke kërcyer kur një grup shqiptarësh i është afruar dhe njëri prej tyre, pasi ajo e refuzoi, e theri me një mjet të mprehtë në krah.

Pasi therjes, Maguire kërceu që ta sulmonte gangsterin shqiptar.  Mbetet të shihet se çka do të vendoset në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Greqi./Indeksonline/