Arrestimi i Metës/ Berisha: Rikthim në ditët më të zeza të diktaturës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha tha në emisionin e Adi Krastës së arrestimi i Metës ëshhtë rikthim në ditët më të zeza të diktaturës.
Sipas tij, ngjarjet e fundit janë dëshmia më e re e regjimit të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
“Ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri, të një regjimi të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, për të cilin nuk ekzistojnë Kushtetutë, ligje të drejta njerëzore, por vetëm interesa, dufe urrejtje të njeriut që mban të gjitha pushtetet në duart e tij sot. Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela.
Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje, nuk ka rregulla, nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit.
Ky akt u provon shqiptarëve se Edi Rama përbën për ta njeriun më të rrezikshëm, përbën për fëmijët e tyre për të ardhmen e tyre njeriun më të rrezikshëm. Në këtë kontekst shpresoj dhe uroj të jetë një kushtrim për mbarë shqiptarët për tu përballur sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm me këtë regjim”, theksoi Berisha.