75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Arrestimi i pjesëtarit të FSK-së për vrasjen e Liridona Murselit, reagon ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar lidhur me ngjarjet që lidhen me vrasjen e Liridona Murselit. Kjo menjëherë pasi u konfirmua se i arrestuari i tretë si i dyshuar lidhur me rastin është Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci është shprehur se të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënim meritor.

“I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin. Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!”, tha ai.