75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Z S

Arrestimi i policit Spahiu, deklarohet avokati i tij Koci

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu, u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Lidhur me këtë për Indeksonline ka folur edhe avokati i tij, Arianit Koci.

Ai ka deklauar se ka qenë në Serbi për të parë nga afër gjendjen si edhe është shprehur se nesër prokuroria do të marrë në pyetje policin kosovar e më pas do të vendos nëse do t’i caktohet masa e paraburgimit.

‘’Sapo u ktheva nga Serbia. Isha në mision për të mbledhur informata dhe për të verifikuar çdo detaj nga afër; nga terreni. Nesër fillon beteja juridike – dhe besoj se e vërteta do të dalë në pah; do të përfundojë mirë. E kam marrë këtë përgjegjësi me vetëdije të plotë për seriozitetin e rastit dhe për nevojën që qytetari ynë të ketë mbrojtje efektive në çdo hap të procedurës. Prokurori do ta marrë nesër në pyetje Arbnorin, e më pas do të vendosë nëse do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit’’, është shprehur Koci për Indeksonline.

Sipas Kocit bazat e dyshimit janë të paqëndrueshme si dhe pretendimet në kërkesën për ndalim nuk qëndrojnë dhe do të hidhen poshtë.

‘’Në këtë fazë, mbështetja institucionale është e domosdoshme – veçanërisht në aspektin logjistik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse. Sidoqoftë, me ta kam pasur bashkëpunim të mirë dhe presë të vazhdojë’’ është shprehur më tutje ai.

Ky angazhim është çështje përgjegjësie profesionale – dhe bindjeje se asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk duhet të mbetet i pambrojtur, sidomos në raste të ndjeshme me implikime më të gjera, ka shtuar më tej avokati Koci./Indeksonline/