75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestimi i punëtores së QKUK-së, deklarohet kryeprokurori Beka

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës–Departamenti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më 02.04.2019, ka arrestuar të pandehurën me inicialet F.C., punëtore në QKUK, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprat penale, “Marrje e ryshfetit” nga neni 428 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së.

Arrestimi është bërë gjatë aplikimit të Masave Teknike të Vëzhgimit dhe të Hetimit, ku e pandehura F.C., është zënë në flagrancë duke pranuar para nga e dëmtuara N.N., në oborrin e QKUK-së.

E pandehura kishte kërkuar para nga e dëmtuara për përshpejtimin e rregullimit te disa dokumenteve mjekësore, me qellim që e dëmtuara të aplikoj në institucionet si viktimë civile e luftës.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës ndaj të pandehurës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës./Indeksonline/