75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / KV

Arrestimi i raportuar mbrëmë te “Rruga C”/ Policia jep detaje: Sekuestrohet kokainë e mariuhanë, i dyshuari dërgohet në mbajtje (Video)

IndeksOnline ka raportuar mbrëmjen e kaluar me video arrestimin e një personi në “Rrugën C” në Prishtinë, ku në vendin e ngjarjes ishte parë intervenimi i Njësisë Speciale të Policisë.

Sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, duke konfirmuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar sasi të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 20:15 në Prishtinë, ku është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gramë kokainë si dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/