Arrestohen pesë persona në Prishtinë, shtinë me armë brenda një lokali
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që ata kishin shtënë me armë zjarri në një lokal, ku edhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se nuk ka të lënduar ndërsa.
“Rr. Gjilani, Prishtinë 14.12.2025 – 04:11. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ata në një lokal dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

