75 Mall Live Search
18:23 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet njëri prej grabitësve të bankës “TEB” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej personave që ishte i përfshirë në grabitjen e armatosur në bankën “TEB” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se forcat e sigurisë kanë prangosur të dyshuarin A.R. që ishte i përfshirë në vjedhjen e bankës në lagjen “Dardania”.

Ndryshe, dy persona të maskuar, në fund të nëntorit, kishin marrë një sasi të madhe parash dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Vlen të theksohet se vetura të cilën e ngisnin grabitësit dyshohet se është gjetur në familjen e Kamer Metajt, vrasësi i policit nga Istogum, Izet Demaj.

LEXO, SHKRIMI