Arrestohen 10 persona në Ferizaj për dëmtim të pyjeve
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” në rajonin e Ferizajt.
Nga ky plan operativ mirë i organizuar nga Policia janë arrestuar disa persona.
Indeksonline nga burimet mëson se janë arrestuar gjithsej dhjetë persona.
Ata janë arrestuar nën dyshimin për dëmtim të pyjeve në këtë rajon.
Lidhur me këtë plan është informuar edhe Agjencia Pyjore e Kosovës./Indeksonline/
Foto ilustrim