75 Mall Live Search
21:18 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Arrestohen 14 të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një kosovari, grupi i lidhur me kartelin e Sinaloas

Policia spanjolle ka çmontuar në fund javë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës të lidhur me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Njëmbëdhjetë burra dhe tre gra janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen e tyre rrëmbimin dhe vrasjen e një qytetari kosovar në Katalonjë.

Hetimi nisi më 5 gusht kur trupi i një 46-vjeçarit kosovar, u gjet në një zonë të pyllëzuar në Tarragona, me shenja dhune dhe në dekompozim të avancuar.

Zëdhënësja e Policisë Spanjolle, Thalia Andres tha se grupi është i dyshuar për rrëmbimin në fjalë.

“Oficerët e policisë kombëtare spanjolle në një operacion të përbashkët policinë rajonale të Katalonjës, kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar kriminal të drogës të lidhur me kartelin Sinaloa të Meksikës. Ata dyshohet se janë të lidhur dhe të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e një burri në Katalonjë”. /balkanweb