75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Arrestohen 14 tifozë në Itali para ndeshjes së Champions League

14 tifozë të klubit kroat, Dinamo Zagreb, janë arrestuar nga policia e Milanos, të cilët kanë udhëtuar në qytetin e modës për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen e Champions League.

Gazeta Dello Sport raporton se te tifozët kroat , gjatë kontrolles nga policia janë bomba tymi, shkopinj teleskopik dhe disa thika, transmeton IndeksOnline.

Dinamo Zagreb do të luaj sonte ndaj shtatë herë kampionit evropian Milan, në stadiumin San Siro, më fillim nga ora 18:45.

Raportohet se rreth katër mijë tifoz kroat kanë udhëtuar drejt Italisë për ta përkrahur Dinomo Zagrebin.

Për ta ruajtur sigurinë dhe parandaluar trazirat në këtë ndeshje, përpos policisë tifozët po monitorohen edhe nga një njësi e vogël ushtarake./IndeksOnline/