75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen 183 australianë për vënie të qëllimshme të zjarrit

Më shumë se 180 australianë janë arrestuar si  të akuzuar për zjarre të ndezura qëllimisht në Australi,shkruan Dailly Mail, përcjell IndeksOnline.

Që nga fillimi i sezonit që konsiderohet “sezon i tmerrit”, kanë humbur jetën 25 persona dhe janë  shkatërruar më shumë se 2,000 shtëpi.

Në Queensland, policia ka arrestuar 101 persona të akuzuar për fillimin e zjarreve, 69 të mitur dhe 32 të rritur.

“Policia është e vetëdijshme që duhet të ndërmarrim masa ndaj njerëzve, çfarëdo qoftë ajo që mund të jetë, në këtë kohë është veçanërisht një rrezik i shtuar i aktivitetit të zjarrit dhe ne kemi parë shkatërrimin që ai shkakton,” tha Zëvendës Komisioneri i Policisë së NSË, Gary Ëorboys të martën.

Në bregdetin jugor të Uellsit të Ri të paktën nëntë njerëz kanë vdekur që nga sezoni i zjarrit në tetor, 29 zjarre janë ndezur me dashje./IndeksOnline/