75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 16 Maj 2024 / k.v

Arrestohen 2 persona nё Lubeniq, konfiskohen disa armë zjarri

Policia e Pejёs ka pranuar njё informatё se nё fshatin Lubeniq, ka tё shtёna me armё zjarri.

Njёsitet relevante tё Stacionit policor nё Pejё, menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjes. Aty kanё identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar dhe nga ta janё sekuestruar:

Njё armё pistoletё, Sig sauer kal. 9x19mm

Dy karikator tё sё njejtёs armё

Njё armё pistoletё, Zastava cal 6.35mm

Njё karikator i sё njetёs armё

Njё armё pistoletё me gas Gap kal. 9mm

Njё karikator i sё njetёs armё

46 fishekё kal.9x19mm

Katёr fishekё kal. 6.35mm

Njё çantë pёr armё dhe bllombuesi i armёs.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё qendrën e mbajtjes pёr 48 orё./IndeksOnline/