09:50 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Arrestohen 2 shtetas të huaj në Vranidoll, i vjedhën para një personi

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 2 të dyshuar, shtetas të huaj, nën dyshimin se i kanë vjedhur një shumë parash, një shtetasi tjetër të huaj, shkruan IndeksOnline.

Me vendim te prokurorit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

“Fsh.Vranidoll,Prishtinë, 02.03.2021-02:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj, shtetas të huaj , pasi qe te njëjtit nga viktima mashkull shtetas i huaj kane vjedhur një shume parash. Me vendim te prokurorit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/